Bota

Studiuesit izraelitë shpikin maskën që mund të vrasë Covid-19, funksionon me karikues telefoni dhe kushton vetëm…1$

18 Qershor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Studiuesit izraelitë shpikin maskën që mund të vrasë

IZRAEL- Studiuesit izraelitë  të Universitetit Technion në Haifa së fundmi kanë deklaruar se kanë shpikur një maskë që mund të zhdukë koronavirusin. Sipas tyre, kjo do të ndodhë nëpërmjet nxehtësisë që do të vijë nëpërmjet një karikuesi telefoni. Studiuesit thonë se procesi zgjat vetëm 30 minuta ndërkohë kanë shtuar se maska nuk duhet të vendoset gjatë kohës që ajo po karikohet. “Procesi i dezinfektimit zgjat rreth 30 minuta dhe përdoruesit nuk duhet ta veshin maskën ndërkohë që po karikohet,” tha profesori Yair Ein-Eli, i cili drejtoi ekipin hulumtues.

Maska e re ka një portë USB që lidhet me një burim energjie siç është një karikues standard i celularit që nxeh shtresat e brendshme të fibrave të karbonit deri në 70 gradë Celsius (158 gradë Fahrenheit), një nxehtësi mjaft e lartë për të vrarë viruse. Ein-Eli tha se maskat e disponueshme, në kërkesë të lartë globalisht gjatë krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia, nuk ishin shumë ekonomike për një pjesë të madhe të popullsisë. Sipas tyre maska do të kushtojë vetëm 1$, duke konkurruar kështu edhe maskat e thjeshta të fytyrës.

Burimi:Reuters

A.K.Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota izrael yair ein-eli izrael yair ein-eli

Sondazh

Poll

Bota 18 Qershor 2020, 12:08

GJERMANI- Vendet e Ballkanit Perëndimor duan të gjitha një perspektivë europiane. Nëse e duan këtë atëherë edhe tek zgjidhjet politike, veçanërisht tani ...