Aktualitet

Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi, dorëhiqet dhe drejtori Pilkati. U komandua 2 javë më parë

17 Qershor 2020, 12:49 Nga DOSJA
Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi, dorëhiqet dhe drejtori

VLORË- Jurgen Pilkati që u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës në 2 qershor është dorëhequr. Burime për Dosja.al bëjnë me dijese Pilkati ka paraqitur sot dorëheqjen dhe nuk dihet se kush do e zëvendësoje.

Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës.

Kjo situatë në Kadastren e Vlorës ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund. Para Pilkatit kanë qenë dhe 9 drejtorë të tjerë që janë larguar. Himaj ishte drejtori e radhës e këtij institucioni që kishte marrë përsipër të rregullonte konfliktin e pronave në këtë zonë.

LISTA E DREJTËRËVE TË LARGUAR

Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017).

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen pilkati kadastra e vlores jurgen pilkati kadastra e vlores

Sondazh

Poll