Bota

Prekëse/ Shoku i tij me nevoja të veçanta, 12 vjeçari e çon në shkollë duke e mbajt mbi shpinë çdo ditë

2 Prill 2019, 06:42 Nga DOSJA
Prekëse/ Shoku i tij me nevoja të veçanta, 12 vjeçari e

KINË- Një nxënës me aftësi të kufizuara ka mundur të shkojë në shkollë  rregullisht, falë  shokut të tij më të ngushtë. Xu Bingyang, 12 vjeç, ka çuar në shkollë shokun e tij Zhang Ze që nga klasa e parë në një nga shkollat në Kinë.

Ai gjithashtu ndihmon shokun e klasës për të mbushur shishet e ujit, të marrë drekë dhe të shkojë në tualet.

Zhang vuan nga një gjendje e rrallë e muskujve dhe nuk mund të ecë ose të lëvizë vetë.

Xu, i cili është më i gjatë dhe më i fortë, thotë se është kënaqësi e tij të jetë “shkopi i ecjes së Xu-së”.

Ai shtoi se nuk ishte e vështirë për të mbajtur Zhang.

“Unë peshoj më shumë se 40 kg dhe Zhang Ze peshon vetëm 35 kg, prandaj nuk e kam problem,”-tha ai.

Ndërsa Zhang tha: “Xu Bingyang është shoku im më i mirë. Çdo ditë, ai studion, bisedon dhe luan me mua. E falënderoj që kujdeset për mua.”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kine shoku me aftesi te kufizuar xu bingyang zhang ze kine shoku me aftesi te kufizuar xu bingyang zhang ze

Sondazh

Poll