Bota

I pari kryeministër grek pas 28 vitesh/ Tsipras shkon në vizitë historike në Shkup

2 Prill 2019, 09:05 Nga DOSJA
I pari kryeministër grek pas 28 vitesh/ Tsipras shkon në vizitë

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri grek Alexis Tsipras ka mbërritur në Maqedoninë e Veriore ku edhe do të zhvillojë një takim me homolgoun e tij Zoran Zaev.

Tsipras shoqërohet nga gruaja e tij Betty Baziana, nga 20 ministra dhe më shumë se 140 biznesmenët, të cilët mund të investojnë në shtetin fqinj.  

Por ka pasur edhe disa refuzime. Kryetari i odës ekonomike në Selanik, Michalis Zorpidis nuk ka pranuar të udhëtojë në delegacion me Tsiprasin, me shpjegimin se “emri i Maqedonisë është i shenjtë” dhe se ata “do të bëjnë gjithçka për ta mbrojtur atë emër.”

Me vizitën e sotme, Tsipras bëri kryeministri i parë grek që viziton Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e vendit, plot 28 vite më parë. Mësohet se fokusi i bisedimeve do të jetë zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, mbrojtjes dhe procesi i euroitegrimeve të vendit. Do të nënshkruhet marrëveshje edhe për hapjen e një vendkalimi të ri.

Marrëveshja për Emrin

Në verën e vitit 2018, kryeministrat Tsipras dhe Zaev janë dakorduar për emrin e ri: “Republika Maqedonia e Veriut”. Në këmbim Athina ka pranuar të mos e pengojë anëtarësimin e vendit në NATO. Vendimi është miratuar edhe në Parlamentin e Greqisë, në janar të vitit 2019. Opozita në Maqedoninë e Veriut ka qënë kundër, ndërsa protesta ka pasur edhe në Greqisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksis tsipras tsipras viziton maqedonine e veriut zoran zaev aleksis tsipras tsipras viziton maqedonine e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll