Bota

“Matrapaz”, Milaim Zeka-Jakup Krasniqit: S’jam hajn, vetëm minjtë nuk ke punësuar

2 Prill 2019, 06:09 Nga DOSJA
“Matrapaz”, Milaim Zeka-Jakup Krasniqit: S’jam hajn,

Kosovë-Milaim Zeka, deputeti i Nismës Socialdemokrate ka deklaruar së fundmi se anëtarë të kësaj partie po largohen pasi janë të zhgënjyer sepse nuk po mbahen premtimet. Ai thekson se nuk janë punësuar anëtarët e kësaj partie por vetëm familjarët e figurave politike. 

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Jakup Krasniqi, kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës, i cili e ka quajtur Zekën matrapaz. 

Zeka është shprehur se nuk është hajn i parasë publike. Ai ka theksuar se zgjedhjet do të vijnë shumë shpejt dhe aty do të tregohen matrapazlliqet. 

Jakup Krasniqi me paska quajtur “matrapaz”! Ka shume te drejte, ama une nuk jam hajn i parase publike. Une nuk kam ndertu shtepi tre kateshe, me ashensor brenda, me parate e Fondit “Vendelindeja Therret”! Une nuk kam pasur asnje post drejtues ne kete shtet, edhe pse kam qene me meritor se Jakupi dhe krejte kompania e tije. Po flasim per punesime. E kame thene edhe po e perserise: Jakup Krasniqi me company, vetem minjte ne tavan nuk i kane punesu. Ani vazhdoni, zgjedhjet shpejte do te vine, aty do masim matrapazlleqet tona. Qytetaret nuk flasin, po nuk jane budallenje…!!!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni jakup krasniqi milaim zeka punësimet në nisma jakup krasniqi milaim zeka punësimet në nisma

Sondazh

Poll