Art&Argëtim

Erion Braçe feston ditëlindjen, aktori e imiton sërish: Viti tjetër, të më gjejë kryeministër (Video)

2 Prill 2019, 14:48 Nga DOSJA
Erion Braçe feston ditëlindjen, aktori e imiton sërish: Viti

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka publikuar një tjetër video ku shihet se imiton zëvendës kryeministrin Erion Braçe. Teksa ky i fundit feston sot 47-vjetorin e lindjes, Veleshnja i ka bërë një urim të veçantë me anë të një postimi në Instagram, së bashku me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu.

“Atëherë sot zëvendës kryeministri ka ditëlindjen. Zoti zëvendës kryeministër, cila ishte dhurata më e mirë që keni marrë?”– dëgjohet teksa Veliu i drejtohet aktorit të humorit.

Atëherë dhuarata më e mirë është fakti që u bëra zv.kryeministër. Shpresoj që viti tjetër të më kapi kryeministër, apo s’ndodh kështu?! Hahahaha”– përgjigjet Veleshnja brenda rolit si z.Braçe.

 

 

@muhamed.veliu478 Edhe 100 vjec zv/kryeminister

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja) on

Pak ditë më parë aktori Rezart Veleshnja bëri xhiron e portaleve, teksa imitonte zv.kryeministrin Erion Braçe duke folur për situatën politike në vend.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aktori i portokallise erion brace muhamed veliu rezart veleshnja aktori i portokallise erion brace muhamed veliu rezart veleshnja

Sondazh

Poll