Art&Argëtim

Shfaqja ‘Norm dhe Ahmed’, në skenën e arTurbina, vepra e shkruar për dhunën dhe urrejtjen raciale

2 Prill 2019, 11:20 Nga DOSJA

Premiera e shfaqjes do të vijë për publikun në skenën e arTurbina, me kastin e aktorëve Gert Ferra, Gladiola Harizaj dhe Lulzim Zeqja.

Një vepër e shkruar nga autori më 1968 për dhunën dhe urrejtjen faciale, një gjini e papërcaktuar dhe ka shumë humor të zi brenda, me një fund tragjik. Me një tekst klasik, që ka sjellë revolucion në shoqërinë australiane dhe ka hapur shumë debate. Kjo vepër vjen me një temë shumë aktuale, me konflikte dhe mesazhe të forta, mjaft komode dhe me pak dekore, për regjisurën.

Ngjarjet vendosen në Sidnej të Australisë. Një veteran i luftës, Norm, ka një takim me një student pakistanez Ahmed, në një stacion autobusi gjatë një nate. Të dy janë persona të vetmuar, njëri është emigrant, ndërsa tjetri australian, mes të cilëve zhvillohet një bisedë prezantimi i bindjeve dhe i parimeve të tyre.

Alex Buzo është një nga shkrimtarët më të njohur australian. Ai ka lindur në Sydney, Australi më 23 Korrik 1944. Shkollimin fillor e ka kryer në Australi, kurse shkollimin e mesëm në Gjenevë, Zvicër. Alex Buzo botoi dramën e parë, “Norm dhe Ahmed”, ndër të parët autorë që që ngriti diskriminimin e emigrantëve në Australi dhe zgjoi vëmendjen e opinionit publik australian duke vënë në pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantët.

Është autor i 88 dramave dhe veprave letrar, veprat e tij janë vënë në skenë në Australi, Angli dhe Amerikë dhe sot konsiderohet si një ndër pionierët e Rilindjes së dramës australiane. Në vitin 1972, atij iu dha “Medalja e Artë në Letërsi” nga Shoqëria Australiane për dramën e tij “Macquarie”. Alex Buzo në karrierën e vet përfshin shumë gjini letrare, drama dhe romane, skenare filmash, artikuj, intervista në radio si dhe përshkrime udhëtimesh.

L.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture arturbina norm dhe ahmed premiera e shfaqjes arturbina norm dhe ahmed premiera e shfaqjes

Sondazh

Poll