Art&Argëtim

‘Bëji qejfin sheikut se të paguan mirë’, këngëtarja i mbyll gojën me komentin e saj

2 Prill 2019, 09:35 Nga DOSJA
‘Bëji qejfin sheikut se të paguan mirë’,

Elhaida Dani ndan shpesh postime nga jeta e saj, në rrjete sociale por kësaj radhe është ndeshur me një koment të padëshiruar. Sigurisht që kur personazhet e showbiz-it bëjnë jetë luksi, hasen shpesh me komente të formave nga më të ndryshme, që venë në dyshim paratë e tyre.

Këngëtarja ka bërë një udhëtim në Doha Katar dhe ka ndjerë të ndajë pamjet e këtij vendi madhështor me ndjekësit në Instagram, por jo të gjithë i mirëpresin.

“Bëja qejfin sheikut se të paguan mirë. Të rroftë vizita!”,-shkruan ndjekësi në postimin e Elhaidës.

Por, këngëtares me origjinë nga Shkodra nuk i ka pëlqyer aspak ky koment dhe e revoltuar i ka replikuar.

“Bravo! Sipas teje një femër të udhëtojë dhe të paguajë për jetën e saj ka nevojë për një sheik? Më vjen keq për ty! Familja ime më ka edukuar ndryshe”,-shkruan Elhaida Dani në replikë të komentuesit.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz doha katar elhaida dani këngëtare replikë sheik doha katar elhaida dani këngëtare replikë sheik

Sondazh

Poll