Art&Argëtim

Angli/Protestuesit nudo në parlament, deputetët bëjnë foto

2 Prill 2019, 10:14 Nga DOSJA
Angli/Protestuesit nudo në parlament, deputetët bëjnë foto

Të zhveshur dhe me duar të ngjitura në dritaret e Parlamentit ndërkohë që deputetët po diskutonin mbi çeshtjen Brexit, protestuesit kanë zgjedhur të bëjnë këtë mënyrë të pahijshme për të fituar vëmendjen e të gjithëve.

Grupi i aktivistëve ishin ngritur për të tërhequr vëmendjen kundër ngrohjes globale dhe krizës ekologjike.

Disa nga protestuesit kishin ngjitur duart në xhamat e Parlamentit, disa kishin vendosur maska elefanti mbi krye dhe të tjerë kishin vendosur që t’i hiqnin pankartat dhe të shkruanin gjithçka në trupat e tyre nudo.

Kjo ngjarje e pazakontë tërhoqi edhe vëmendjen e deputetëve në sallë. Madje një nga deputetët shpërndau dhe foton e protestuesve me një mbishkrim qesharak: Parlamenti mori pak më shumë arra!

Incidenti ka zgjatur përrreth 25 minuta dhe policia ka ardhur në vendngjarje, ku është hasur me vështirësitë për t’i larguar protestuesit nga salla. Sipas të dhënave 12 nga protestuesit janë arrestuar për gjestin e pahijshëm.

Marrë dhe përshtatur nga: Sky News

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete brexit britani e madhe nudo parlament protestë e pazakontë brexit britani e madhe nudo parlament protestë e pazakontë

Sondazh

Poll