Art&Argëtim

Presidenti Ilir Meta viziton në spital aktoren Margarita Xhepa: Shërim të shpëjtë, e papërsëritshme (Foto)

2 Prill 2019, 14:27 Nga DOSJA
Presidenti Ilir Meta viziton në spital aktoren Margarita Xhepa: Shërim

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme aktoren Margarita Xhepa e cila ndodhet e shtruar në një spital privat. Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shihet se i ka dhuruar një tufë me lule, aktores që kreu një ndërhyrje të vështirë në këmbë.

“Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa. I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike,“- shkruan Meta krahas fotove.

 

 

Shumë pranvera të tjera të lumtura për yllin e kinematografisë shqiptare, të papërsëritshmen, Margarita Xhepa. I uroj shërim të shpejtë, besimplotë se do ta shohim sërish në skenë me të tjera role, që do t’i shtojnë freskinë buqetës së saj të jashtëzakonshme artistike.

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on

Prej disa ditësh është bërë e ditur se aktorja Margarita Xhepa po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore. Ajo nuk ecte dot, dhe për këtë arsye kreu një ndërhyrje në këmbë, e cila për fat, rezultoi me sukses.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture aktorja shqiptare ilir meta margarita xhepa operacioni i aktores aktorja shqiptare ilir meta margarita xhepa operacioni i aktores

Sondazh

Poll