Sport

Lekët me fytyrën e Gjicit, ja vendimi i FSHF për incidentin

1 Prill 2019, 19:50 Nga DOSJA
Lekët me fytyrën e Gjicit, ja vendimi i FSHF për incidentin

Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit e cila u nda në barazim javën e kaluar, pati polemikat dhe incidentet e veta.

Gjici, presidenti i klubit verilindor bashkë me klubin e Kukësit kërkuan dënimin e tifozëve pas koreve ofenduese në drejtim të presidentit por edhe për hedhjen e kartëmonedhave me fytyrën e Gjicit.

Ndërkohë, ditën e sotme Disiplina ka vendosur vetëm paralajmërim për Partizanin, në lidhje me sjelljen e gabuar të spektatorëve, dhe në rast përsëritje, do të ndëshkohet.

7.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rreglloret e tjera të FSHF.

Për “Panorama Sport”, presidenti Gjici kërkoi edhe dënimin e Jasir Asanit, për festën e tij që bëri poshtë tribunës, e ku pas ndeshjes u shpreh se e kishte për ata që nuk besonin se Partizanit do i mbanin “gjunjët”. Gjithsesi, Komisioni i Disiplinës e kaloi këtë kërkesë, pa marrë ndonëj masë për Asanin.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kukesi partizani safet gjici kukesi partizani safet gjici

Sondazh

Poll