Politike

Basha e akuzoi për blerje votash në Dibër, Sterkaj: Gjysmën e mbështetësve ia çova unë

2 Prill 2019, 10:06 Nga DOSJA
Basha e akuzoi për blerje votash në Dibër, Sterkaj: Gjysmën

TIRANË-  Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj ka reaguar pas akuzave të Bashës, i cili tha se Sterkaj është  përfshirë në dosjen 184 në prokurori, (Lexo këtu) që ka lidhje me zgjedhjet e Dibrës. 

Gjatë një intervistë telefonike për A2, Sterkaj u përgjigj se nuk ka gisht në këtë histori dhe është i gatshëm të dalë para drejtësisë nëse do të thërritet.  

Nuk e di të kem ndonjë dosje, por nëse më kërkon drejtësia i vihem në dispozicion në moment. Unë përfaqësoj Malësinë e Madhe prej 14 vitesh. Unë bëj pjesë në deputetët që nuk blejnë vota. Shkodra më njeh mirë, më njohin edhe demokratët e Shkodrës sepse kam qenë edhe një mandat deputet i Partisë Demokratike. Unë s’bëj pjesë te deputetët që blejnë vota, unë bëj pjesë tek ata që i shërbejnë komunitetit jo kundrejt lekëve, por kundrejt nevojave dhe halleve. Këtë do ta bëj sa të jem deputet, do t’i shërbej të majtëve e të djathtëve.

Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj 

Gjithashtu deputeti Stërkaj ka ironizuar kryedemokratin Basha, duke thënë se në takimin e demokratëve në Koplik, 75 persona ia ka dërguar ai.

Unë jam deputet i Malësisë së Madhe dhe më vjen keq për të që nuk i ishin mbledhur më shumë se 150 vetë në Koplik, ku prej tyre 75 ia çova unë për ta mirëpritur.

Deputeti i Partisë Socialiste Paulin Sterkaj 

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha paulin sterkaj zgjedhjet ne diber lulzim basha paulin sterkaj zgjedhjet ne diber

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2019, 09:04

Masakra e 2 prillit në Shkodër, fotot e rralla

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në...