Politike

Furnizimi me ujë i zonave rurale/ Schütz: Këto investime e sjellin Shqipërinë më afër BE-së

2 Prill 2019, 09:48 Nga DOSJA
Furnizimi me ujë i zonave rurale/ Schütz: Këto investime e

RRAJCË– Sot, në Rrajcë u prezantua programi “Furnizimi me ujë në zonat rurale”. Ky program ka mbështetje nga BE dhe Gjermania.

Projektin për furnizimin me ujë të zonave rurale në Shqipëri, Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz,  e ka konsideruar si pjesë të programit më të madh të ujit në historinë e Shqipërisë.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Gjermania. Ai do vihet në zbatim për 11 bashkitë e vendit.

Ambasadorja Schütz tha nga Rrajca se projekti do i shërbejë zhvillimit të turizmit, mirëqenies së banorëve dhe zhvillimit të zonave rurale.

Këto investime e sjellin Shqipërinë më afër Bashkimit Evropian.ky projekt do të jetë një investimi I suksesshëm në Shqipëri. Gjermania është donatore më e madhe duke ofruar 340 mln euro për investimet për furnizim me ujë të pijshëm, ku përfitojnë mijëra banorë nga 11 bashkitë.Gjermania do vazhdojë të investojë në furnizimin me ujë të pijshëm, në mënyrë që banorët e 11 bashkive të mos vuajnë mungesën e ujit ende.  Këto investime e sjellin Shqipërinë më afër Bashkimit Evropian.

Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike furnizimi me uje te pijshem rrajce susanne schutz furnizimi me uje te pijshem rrajce susanne schutz

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2019, 09:04

Masakra e 2 prillit në Shkodër, fotot e rralla

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në...