Bota

Covid-19 në Kosovë/ Aeroporti i Prishtinës anulon të gjitha fluturimet e ditës së nesërme, ja shkaku

15 Qershor 2020, 18:19 Nga DOSJA
Covid-19 në Kosovë/ Aeroporti i Prishtinës anulon të gjitha

KOSOVË- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ ka njoftuar ditën e sotme se të gjitha fluturimet të cilat ishin vendosur për datën 16 qershor janë anuluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 “Të dashur udhëtarë, Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 16 Qershor 2020 janë anuluar. Për rezervimet tuaja si dhe detaje tjera rreth fluturimit ju lusim të qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Kujtojmë se disa ditë më parë Ministri i Shëndetësisë së Kosovës  Armend Zemaj nëpërmjet rrjeteve sociale bëri paralajmërimin se së shpejti do të hapet aeroporti i vendit për të udhëtuar në vendet evropiane.

“Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHP”- deklaroi më 13 qershor Zemaj.

Që nga përhapja e pandemisë, në Kosovë janë regjistruar 1,486 raste me COVID-19, 33 viktima dhe 1,183 të shëruar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll