Art&Argëtim

“E ke mbyllur me fotot hot? S’më pëlqejnë…”/ Bashkëshortja nuk duron dot më, i bën kërkesën Valer Kolnikajt. Ish

15 Qershor 2020, 15:56 Nga DOSJA
“E ke mbyllur me fotot hot? S’më

TIRANE-Valer Kolnikaj është një nga personazhet më të komentuar që ka dalë nga reality show ”Big Brother”. Ai shpesh herë vihet në qendër të medias për shkak të fotove që poston  apo dhe deklaratave që jep. Së fundmi, ai është emëruar edhe si shef i sektorit shëndetësor në burgun e Reçit, Shkodër.

Për këtë eksperiencë ai ka folur në programin ‘Rudina” ku ka treguar si e ka përballuar këtë situatë të vështirë në burgun e Reçit.

Përveç punës, Valerit iu desh të përballej me disa kërkesa të bashkëshortes, Mandalenës, e cila, i renditi Valerit ne nje video live disa pakënaqësi që e shqetësojnë.

Fotot e Valerit jane shqetesimi me i madh qe ajo ka pasi nuk i pelqejne dhe aq shume.

Pjese nga intervista:

Arsye për të qenë xheloze në kohë pandemie? Po ku e gjete? Në fakt, punonjëset e burgut janë goxha simpatike, por nuk ka arsye…” – tha me shaka Valeri, por nuk e dinte se për Mandalenën nuk ishte ky i vetmi shqetësim.

E ke mbyllur me fotot hot? Se ti e di që mua nuk më pëlqejnë…” – tha ajo.

“Kur e shfrytëzojnë ata që nuk janë modelë, pse të mos e shfrytëzoj unë që e kam nisur këtë rrugë shumë herët si aventurë dhe pastaj e bëra passion timin… Nuk e di kur do vijë. Nuk e di nëse do heq dorë nga fotot hot” – tha Valeri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bashkeshortja' valer kolnikaj bashkeshortja' valer kolnikaj

Sondazh

Poll