Art&Argëtim

‘E kaluara e errët’ e Sinan Hoxhës, si tentoi të arratisej në një moshë të vogël

2 Prill 2019, 07:16 Nga DOSJA
‘E kaluara e errët’ e Sinan Hoxhës, si tentoi të

Sinan Hoxha, i ftuar në emisionin ku pyetjet i drejtojnë fëmijët u shpreh se ndjehej më i emocionuar se kurrë. E në fakt kishte të drejtë sepse pyetjet e tyre janë origjinale dhe duhet të dish të kthesh një përgjigje që edhe ata ta kuptojnë. A ke pas mësuar në shkollë ti?

Kjo pyetje e nxiti këngëtarin të rrëfente të gjithë vështirësitë që paska kaluar kur ka qenë në shkollë. Vetëm në klasë të shtatë, në kohën kur akoma nuk kishte ardhur demokracia, këngëtari ka tentuar të arratiset, për të emigruar në një vend më të mirë.

“Unë deri në klasën e tetë kam qenë një nxënës i shkëlqyer, ama deri në klasën e 8, sepse në atë kohë më ka ndodhur një incident i vogël. Në vitet 85 kur kam qenë në klasën e shtatë unë kam tentuar të largohem për një jetë më të mirë, jashtë vëndit, që do të thotë në atë kohë po arratisesha, po tradhëtoja vendin. Mirëpo të bëje atë gabim në atë kohë do të thotë që ti mund ta pësoje shumë keq”,-ka rrëfyer këngëtari, Sinan Hoxha.

Megjithatë ai nuk ka mundur të largohet, dhe në atë kohë të tilla përpjekje quheshin krime e mund t’i duhej të kalonte vite në burg.

Por, vite burg për fat të mirë nuk bëri. Mori një dënim më të lehtë. Sinanin iu hoq ‘shamia e pionierit’ dhe nuk do të kishte mundësinë për të studiuar.

Studimet ai arriti t’i kryente në Greqi, ku këngëtari tha se doli me rezultate të shkëlqyera.

(R.L/Dosja.al)                           

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arratiset denim fëmijëri e vështirë shkolla sinan hoxha studime arratiset denim fëmijëri e vështirë shkolla sinan hoxha studime

Sondazh

Poll