Sport

Partizani shkatërron 8-1 Luftëtarin, Çinari vendos rekord me 4 gola!

14 Qershor 2020, 16:59 Nga DOSJA
Partizani shkatërron 8-1 Luftëtarin, Çinari vendos rekord me 4

Pas humbjes së dhimbshme me Kukësin, Partizani sot u rikthye te fitorja duke shkatërruar Luftëtarin 8-1. Skuadra e kuqe ishte e shkëlqyer në “Selman Stermasi” dhe u argëtua si rrallë herë, edhe pse forma fizike nuk është e mirë pas pushimit prej rreth dy muajsh.

Sulmuesi Çinari vendosi rekord në kampionat. Shkodrani e gjeti rrjetën katër herë, teksa askush këtë sezon nuk ka arritur ta bëjë këtë.

23-vjeçari shkodran pas kësaj paraqitjeje fantastike shkon në kuotën e 8 golave në kampionat, duke qenë golashënuesi i ekipit kampion. Vendi i parë është shumë larg, sepse Nwabueze i Laçit që ka realizuar 17 gola deri tani.

Golat e tjerë të takimit u shënuan nga Broja, Dragoshi (a) Brown, Cara dhe Lika.

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport luftetari partizani superliga luftetari partizani superliga

Sondazh

Poll

Sport 14 Qershor 2020, 13:05

Air Albania, stadium “sakat” për sportistët

TIRANË– Për më shumë se 70 vjet nga ndërtimi i tij, stadiumi Qemal Stafa shërbeu si stadium kryesor në Shqipëri, shtëpia e Kombëtares shqiptare, si d...