Sport

Klodian Duro nën akuzë pas kanosjes në shtëpinë e gruas, gjykata merr një vendim të ri për ish-futbollistin

14 Qershor 2020, 16:46 Nga DOSJA
Klodian Duro nën akuzë pas kanosjes në shtëpinë e

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Klodian Duro, për të ndryshuar masën e sigurisë. Ish-futbollisti kuqezi do vazhdojë të qëndrojë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, deri në përfundim të hetimeve.

Duro u arrestua në 27 mars të këtij viti nga policia, jashtë apartamentit të ish-bashkëshortes, e cila e ka kallëzuar për dhunë në familje dhe përndjekje. Klodian Duro kishte kërkuar lirinë edhe në Apel, por kërkesa e tij është rrëzuar, duke u lënë në fuqi vendimi i shkallës së parë.

ABC News raporton se Duros i është rrëzuar akuza e përndjekjes dhe po hetohet vetëm për dhunë në familje. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga ish-bashkëshortja, duke argumentuar se në shtëpinë e saj ka shkuar vetëm për të takuar të bijën, të cilën nuk e shihte prej kohësh.

Prokuroria nuk ka prova konkrete për të fajësuar Duron. Edhe gjatë seancës për informacion dy mujor në gjykatën penale nuk janë paraqitur prova të reja.

Duro akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Ish-bashkëshortja ka marrë më herët urdhër mbrojteje nga gjykata, ndërsa procesi i divorcit të çiftit Duro ndodhet në Apel.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport abc news akuza duro abc news akuza duro

Sondazh

Poll

Sport 14 Qershor 2020, 13:05

Air Albania, stadium “sakat” për sportistët

TIRANË– Për më shumë se 70 vjet nga ndërtimi i tij, stadiumi Qemal Stafa shërbeu si stadium kryesor në Shqipëri, shtëpia e Kombëtares shqiptare, si d...