Ekonomi

Mësoni parashikimin e motit për sot, paraditja do jetë me diell por pasdite rikthehet shiu

15 Qershor 2020, 06:15 Nga DOSJA
Mësoni parashikimin e motit për sot, paraditja do jetë me diell

TIRANË- Reshjet e shiut do të rikthehen sërish sot. Pas një jave me diell dhe temperatura të lërta, sot pasdite në zonat malore do ketë shira lokal. Në një njoftim nga Meteoalb bëhet me dije se temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 30°C.

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë në të gjithë vendin gjatë paradites. Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave në zonat malore dhe të ulta duke gjeneruar shira afat-shkurtër. Ndërsa pasditja ri-kthen sërish kthjellimet në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë. Pjesa më e madhe e Europës paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të pakta e kalimtare. Ndërsa vranësira, mini-stuhi breshëri e shiu mbizoterojnë Ishujt Britanikë dhe Europën Juglindor”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale moti 15 qershor 2020 parashikimi i motit moti 15 qershor 2020 parashikimi i motit

Sondazh

Poll