Ekonomi

Shtyhet për më 20 qershor afati i aplikimit për garancinë e parë sovrane, ja sa biznese kanë aplikuar deri më tani

14 Qershor 2020, 16:47 Nga DOSJA
Shtyhet për më 20 qershor afati i aplikimit për garancinë e

TIRANË– Shtyhet për në 20 qershor afati i aplikimit për garancinë e parë sovrane. Sipas Ministrisë së Financave, deri më tani garancia sovrane është miratuar për 462 biznese në vend dhe ka kapur një vlerë prej 5.8 miliardë lekësh.

Afati fillestar kur do të mbylleshin aplikimet për garancinë sovrane për pagat e punonjësve deri në 3 muaj ishte data 29 maj.

Afati i aplikimeve për kredi me Garanci Sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor. Për kreditë përmes Garancisë Sovrane për Pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare: subvencionon plotësisht interesat; garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar. Të dhënat mbi Garancinë Sovrane deri në 05 Qershor,”-shkruan ministrja Anila Denaj.

Në total që në miratimin e garancisë së parë sovrane në vlerën e 11 miliardë lekëve në muaj prill, kanë aplikuar vetëm 712 biznese të prekura nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht garancia kishte  2.85% interes, shifër e cila më pas u mos përsipër nga shteti. Bizneset do të shlyejmë vetëm vlerën e marrë me kredi, pa asnjë normë brenda dy viteve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi koronavirusi ne shqiperi ministria e financave koronavirusi ne shqiperi ministria e financave

Sondazh

Poll