Ekonomi

Maturantët i përgjigjen Ministrisë së Arsimit: Nëse nuk plotësohen kërkesat tona do bojkojmë provimet e tjera

12 Qershor 2020, 13:41 Nga DOSJA
Maturantët i përgjigjen Ministrisë së Arsimit: Nëse nuk

TIRANË- Maturantët që po vijojnë të protestojnë para Ministrisë së Arsimit kanë reaguar pas deklaratës së drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi. Ata janë shprehur se aty janë për veten e tyre dhe për të ardhmen e tyre dhe jo për partitë siç kanë thënë disa qytetarë që kanë kaluar pranë protestë së tyre.

Këtu nuk jemi për Ramën, Bashën e Kryemadhin, jemi për vetne tonë po na shkelet e drejta. Ne jemi ku për të ardhmen tonë”, tha një maturant. Ndërkohë një nxënësve u shpreh se ata kërkojnë që të plotësohen kërkesat e tyre dhe nëse nuk plotësohen do bojkotojnë provimet e tjera.

“Deri tani për peticionin janë mbledhur 286 firma dhe jemi një grup i madh dhe do vijojmë të qëndrojmë këtu gjatë. Ne do të bëjmë bojkotimin e provimeve dhe do të qëndrojmë këtu deri sa të na plotëoshen të gjitha kërkesat tona”, u shpreh maturantja.

Maturantët janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit. Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale matura shteterore 2020 protesta e maturanteve matura shteterore 2020 protesta e maturanteve

Sondazh

Poll