Ekonomi

Drejt përfundimit afati i bonove të privatizimit, nëse nuk përdoren deri në 1 janar 2021 vlera e tyre bëhet zero

11 Qershor 2020, 18:03 Nga DOSJA
Drejt përfundimit afati i bonove të privatizimit, nëse nuk

TIRANË- Në vitin 2018 qeveria shqiptare vendosi që të shtynte vlefshmërinë e bonove të privatizimit. Sipas vendimit të atëhershëm, vlefshmëria e bonove të privatizimit do ishte deri në fund të vitit 2020.

Tashmë koha ka kaluar dhe duket se qeveria nuk ka ndërment që të vendosë të shtyjë sërish afatin ligjor të përdorimit të bonove të privatizimit.

Përdorimi i bonove të privatizimit dhe i lekëve të privatizimit në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, ndërkohë që ky proces është në vazhdimësi dhe vazhdojnë të jenë në proces legalizimi një numër i konsiderueshëm objektesh apo banesash, gjykohet se edhe ky proces e bën të domosdoshëm shtyrjen e afatit të përdorimit të bonove të privatizimit dhe lekëve të privatizimit”, shkruhej në vendimin e vitit 2018.

Por të gjitha bonot e privatizimit nëse nuk përdoren brenda 1 janarit të vitit 2021, vlera e tyre do të bëhet zero. Deri tani në procesin e privatizimit të pronës shtetërore me të drejtën e parablerjes për ish-pronarët e truallit dhe për subjektet me kontratë enfiteoze apo qiraje, rezulton të jenë arkëtuar më shumë 705 000 000 lekë bono privatizimi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi afati i bonove te privatizimit bonot e privatizimit afati i bonove te privatizimit bonot e privatizimit

Sondazh

Poll