Ekonomi

“Fëmijët dolën të traumatizuar”, prindërit i dërgojnë letër Shahinit: Testi i Letërsisë nuk ka qenë sipas udhëzi

11 Qershor 2020, 18:13 Nga DOSJA
“Fëmijët dolën të traumatizuar”, prindërit

TIRANË- Mijëra maturantë kanë zhvilluar sot testin e dytë të Maturës Shtetrore, atë të Letërsisë. Por duket se jo të gjithë kanë dalë të kënaqur nga provimi.

Prindërit në një letër drejtuar ministres së Arsimit, Besa Shahini, janë ankuar në lidhje me përmbajtjen e tezës.

Bordi i Prindërve të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, i është ankuar ministres dhe shprehet se provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga MASR.

Provimi nuk ka qenë sipas udhëzimeve nga ana e MASR. Fëmijët dolën të traumatizuar dhe të zhgënjyer. Fëmijët në provim kanë dalë shumë keq. U hodhën poshtë 3 vite sakrificë të shkollës”, thonë ndër të tjera ata në ankesën e tyre.

Ditën e sotme mbi 32 mijë maturantë i janë nënshtruar testit të Gjuhës Shqipe. Provimi është zhvilluar duke respektuar masat për COVID-19. Në një sallë kanë qëndruar vetëm 10 maturantë, në një distancë prej 2 metrash.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale matura shteterore 2020 testi i letersise tezat e matures matura shteterore 2020 testi i letersise tezat e matures

Sondazh

Poll