Art&Argëtim

“Çfarë e ke Enver Hoxhën?” Sinani tregon lidhjen me diktatorin

1 Prill 2019, 20:59 Nga DOSJA
“Çfarë e ke Enver Hoxhën?” Sinani tregon lidhjen me

Këngëtari shqiptar Sinan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku ka shuar kuriozitetin e fëmijëve të emisionit. I pyetur se çfarë e ka diktatorin Enver Hoxha, pasi mbiemrin e kanë të njëjtë, Sinani u përgjigj:

Xheison ti i ke këto pyetjet me spec kështu. Enver Hoxhën nuk e kam gjë, por nipin e tij e kam shok.”(këtu e kishte fjalën për Ermal Hoxhën, partnerin e këngëtares shqiptare, Rezarta Shkurta).

Pjesë nga pyetjet që iu bënë Sinan Hoxhës

Xheison: A e ke thirrur më ambulancën, apo tani zemra jote nuk sëmuret sepse ke Andrën?

Sinan Hoxha: Në fakt, kur e bëra këngën nuk kisha parasysh në të vërtetë ambulancën që të më vinte në momente të caktuara, por ashtu e kishte menduar tekstshkruesi. Tani kur e mendoj faktikisht nuk e thërras më sepse Andra është gjithmonë aty.

Xheison: Kur ra Faja prej fikut, a u vra?

Sinan Hoxha: Jo, nuk u vra… ra edhe nga moni dhe nuk u vra, është mirë Faja. 

Xheison: Çfarë e ke Enver Hoxhën?

Sinan Hoxha: Xheison ti i ke këto pyetjet me spec kështu. Enver Hoxhën nuk e kam gjë, por nipin e tij e kam shok.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz enver hoxha ermal hoxha ne kurthin e piter pan sinan hoxha enver hoxha ermal hoxha ne kurthin e piter pan sinan hoxha

Sondazh

Poll