Sport

PSG hedh sytë nga Lazio, ofron 60 mln euro për yllin e Igli Tares

14 Qershor 2020, 14:21 Nga DOSJA
PSG hedh sytë nga Lazio, ofron 60 mln euro për yllin e Igli Tares

Paris Saint-Germain po kërkon për një mesfushor të klasit botëror. Sipas Le 10 Sport, trajneri Thomas Tucheli ia ka vënë syrin mesfushorit të Lazios, Milinkovic-Savic.

Klubi francez ka bërë gati një ofertë 60 milionë euro, por Lazio kërkon më shumë. Presidenti Lotito vazhdimisht ka theksuar se për serbin kërkon 100 milionë euro.

Në 31 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, Milinkovic-Savic ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Ky lojtar duket qartë se ka potencial për t’u rritur edhe më shumë, por shifra që do Lazio është e papërballueshme pas krizës ekonomike prej koronavirusit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio merkato psg lazio merkato psg

Sondazh

Poll

Sport 14 Qershor 2020, 13:05

Air Albania, stadium “sakat” për sportistët

TIRANË– Për më shumë se 70 vjet nga ndërtimi i tij, stadiumi Qemal Stafa shërbeu si stadium kryesor në Shqipëri, shtëpia e Kombëtares shqiptare, si d...