Ekonomi

Krahasimi me rajonin, Eurobondi i Shqipërisë me interes më të ulët se Maqedonia e Veriut dhe më të lartë se Serbia

10 Qershor 2020, 12:16 Nga DOSJA
Krahasimi me rajonin, Eurobondi i Shqipërisë me interes më

TIRANË– Shqipëria ka dalë në tregjet ndërkombëtare me një Eurobond prej 650 milion eurosh me interes 3.65%. Gjatë kohëve të fundit, disa prej shteteve nga Europa Qëndrore dhe jugperëndimore, kanë dalë në tregjet ndërkombëtare për të siguruar para, për të mbyllur hendekun mes kostove të shumta dhe mungesës së të ardhurave, të krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Shkalla e Eurobondit konsiderohet pozitive nga ekspertët shqiptarë. Kjo për shkak se Maqedonisë së Veriut iu miratua Eurobondi 700milion euro me interes më të lartë, 3.67%, më 28 maj, me një afat maturimi 6-vjeçar. Ekspertët kanë vijuar më tej duke thënë se ky është momenti ideal për t’u futur në tregjet ndërkombëtare,pasi ka një likuiditet të madh.

Serbia nga ana tjetër ka hyrë në tregjet ndërkombëtare që në fillim të majit. Për shkak të interesit të madh të investitorëve, Serbia mundi që ta ulte interesin deri në 3.1%.  Eurobondi i Serbisë është 2miliardë euro me afat maturimi 7-vjeçar.

Kjo është hera e katërt që Shqipëria futet në tregjet ndërkombëtare. Eurobondi i mëparshëm ishte 500 milion euro me afat maturimi 7 vjeçar, me interes 3.5%

Burimi: Intellinews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi eurobondi i shqiperise interesi i eurobondit eurobondi i shqiperise interesi i eurobondit

Sondazh

Poll