Bota

Vritet ‘mbreti’ i gorillave malore në Ugandë, vrasësit e saj rrezikojnë burgim të përjetshëm ose gjobë deri në 5,4

13 Qershor 2020, 13:23 Nga DOSJA
Vritet ‘mbreti’ i gorillave malore në Ugandë,

AFRIKË- Një nga gorillat malore të Ugandës  në moshën 25 vjeçare e cila kishte emrin Rafiki është vrarë nga 4 persona, të cilët  tashmë janë arrestuar.

Gorilla ishte drejtuesi i një grupi prej 17 gorillash, e cila u vra  në Parkun Kombëtar Bwindi Impenetrable, ndërsa rojtarët e parkut thanë se vdekja e tij e lë grupin të paqëndrueshëm edhe ekziston mundësia që ai të shpërbëhet.

Mediat e huaja kanë raportuar se gorilla ishte shpallur specie në zhdukje e ndërkohë burrat  rrezikojnë burgimi të  përjetshëm, ose një gjobë prej 5.4 milionë dollarësh, pasi kështu është miratuar me ligj vitin e kaluar.

Rojtarët kanë thënë se nëse në krye të grupit do të vendoset një gorrillë tjetër e egër, atëherë grupi nuk do të dëshironte më të merrej me njerëzit, gjë që mund të ndikonte në turizmin e Ugandës. Gorillat malore janë specie shumë të rrezikuara, pasi vetëm pak më shumë se 1 mijë prej tyre kanë mbetur, ndërsasa autoritetet e Ugandës shprehen se kjo është një “goditje e rëndë” për këtë specie.

Burimi:.corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrikë rakifi afrikë rakifi

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2020, 12:24

Pas muajsh izolimi, bota fillon të rihapet

Nga Afrika në Azi, nga Evropa në Amerikë, objektet fetare, qendrat tregëtare, restorantet dhe kufijtë shtetërorë, po rihapen gradualisht pas muajsh izolimi për ...

Bota 13 Qershor 2020, 10:28

FLORIDA- Shkencëtarët në Institutin e Kërkimit “Scriptps” në Florida, kanë bërë një studim në lidhje me koronavirusin. Ata janë shprehur se sipas eksperimenteve...