Aktualitet

Tragjike në Itali/ Shqiptari tenton të djeg gruan dhe fëmijët, por mbetet vetë i vdekur (EMRI)

13 Qershor 2020, 14:14 Nga DOSJA
Tragjike në Itali/ Shqiptari tenton të djeg gruan dhe

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali pasi një  47-vjeçar shqiptar, i identifikkuar si  Dritan Cobo ka humbur jetën duke qenë se është përpjekur të vrasë gruan dhe 4 fëmijët e tij të cilët  i ka mbyllur në një dhomë e më pas e ka spërkatur derën me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur ne Civitella del Tronto ku mediat italiane bëjnë me dije se gruaja e tij, në moshën 37 vjeçare, kishte vështirësi në frymëmarrje dhe është derguar në spital, kurse katër fëmijët të moshës 20, 19, 17 dhe 5 vjeç fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se njëri nga djemtë shpëtoi nënën dhe motrat e ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë zjarrëfikësit dhe autoritetet policore.

Kur mbërritën zjarrfikësit, shqiptari ishte i pajetë ne pjesën para shtepisë, ndërsa po kryhen hetime për të mësuar rreth vdekjes së shqiptarit.

Burimi.rete8.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan cobo itali dritan cobo itali

Sondazh

Poll