Aktualitet

Aksident në Durrës, makina përplas 70-vjeçarin me biçikletë, niset me urgjencë drejt spitalit

13 Qershor 2020, 12:16 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, makina përplas 70-vjeçarin me

Tiranë-Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në lagjen nr.1 të Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një 70-vjeçar me iniciale S.N.  I moshuari ishte ishte duke ecur me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë tip “Benz”. Ai është nisur drejt spitalit. Ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar nga Polici.

 

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.06.2020, rreth orës 13:40, në lagjen nr.1, Durrës, mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen V.Ç., ka aksidentuar shtetasin S.N., rreth 70 vjeç, që po lëvizte me biçikletë, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrèzikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Pòlicisë për veprime të mëtejshme. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës plagoshet 70-vjeçari në durrës aksident në durrës plagoshet 70-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll