Aktualitet

E hoqën nga Gjykata e Lartë/ Dvorani tregon skenarin: Ja si mund të jem sërish pjesë e KED-së

13 Qershor 2020, 11:43 Nga DOSJA
E hoqën nga Gjykata e Lartë/ Dvorani tregon skenarin: Ja si mund

Tiranë- Pas shkarkimit, Ardian Dvorani  ka treguar edhe mënyrën sesi mund të qëndrojë në përbërjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në emsionin “Java në RTSH” ai sqaroi se nëse vendos të vijojë karrierën në gjykatën e Apelit, ai mund të jetë pjesë e KED-së.

“Në momentin që anëtari i Gjykatës së Lartë nuk ushtron funksionet në gjykata, nuk është më kryetar i KED-së sepse janë të lidhura. Por nëse anëtari i Gjykatës së Lartë vendos apo zgjedh të vijojë karrierrën në Gjykatë Apeli vazhdon të jetë pjesë e KED-së për atë vit, por jo në cilësinë e kryetarit. Nëse vazhdoj karrierën gjyqësore. Në ditë e djeshme KLGJ ka barazuar procedurën e plotësimin e vendeve vakante në KED me ato të të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo është gabim i rëndë”- tha Dvorani.

Disa ditë më parë,  me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për përfundimit e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të njoftohet nga Këshilli për t’u caktuar në një pozicion në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Pas këtij vendimi, Ardian Dvorani nuk është më kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi. Në vendin e tij në KED do jetë Vitore Tusha, e cila mbante pozicionin e zëvendës kryetares. Shkarkimi erdhi pas përplasjeve dhe kallëzimit të presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani ardian dvorani

Sondazh

Poll