Aktualitet

Problematikat e provimit të Gjuhë-Letërsisë, maturantët dorëzojnë draftin në ministri, qëllojnë sërish me vezë godin

13 Qershor 2020, 11:52 Nga DOSJA
Problematikat e provimit të Gjuhë-Letërsisë, maturantët

TIRANË-Maturantët po vijojnë protestën përpara ministrisë së Arsimit për testin e Gjuhë-Letërsisë. Ata kanë përgatitur edhe një draft me 10 pika, për problematikat që ata pretendojnë se kishte testi.

Pak momente më parë, përfaqësues të tyre janë futur brenda ambjenteve të Ministrisë së Arsimit, për të dorëzuar draftin. Mësohet gjithashtu se ata kanë qëlluar sërish me vezë godinën e Ministrisë së Arsimit.

Sipas maturantëve përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Ata kërkojnë ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren.  Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve. Maturantët kanë kërcënuar, se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre do të bojkotojnë provimin e matematikës.

(g.sh.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drafti i maturanteve maturantet ne proteste drafti i maturanteve maturantet ne proteste

Sondazh

Poll