Politike

28 vjetori i masakrës së 2 prillit/ Shenasi Rama: Në varrimin e Arben Brocit, me fishek në dorë,  ekzekutorët në ceremon

2 Prill 2019, 07:49 Nga DOSJA
28 vjetori i masakrës së 2 prillit/ Shenasi Rama: Në varrimin e

SHKODËR- Shenasi Rama, njëri ndër ish liderët e Dhjetorit, përkujton 28 vjetorin e vrasjes së 2 prillit, ku Arben Broci dhe tre të tjerë u vranë në qendër të Shkodrës.

Në një postim në Facebook, ish-lideri Shenasi Rama kujton ceremoninë e varrimit të katër heronjve të demokracisë, teksa shprehet se plumbi ka qënë nisur për të, por që kapi një tjetër.

Ai thekson se  në ceremoninë mortore të heronjve morën pjesë dhe ekzekutorët e tyre, të cilët patën dhe ndihmën e të huajve.

Postimi i plotë i Shenasi Ramës

Kjo ka kene dita e fundit qe kam dale legalisht ne shtetin shqiptar. kam kene ne krye te ketij varrimi te nje krimi te parise (ne bashkepunim me te huajt) ku u vra shoku im Arben Broci dhe tre protestues. kam ece me nje fishek 12.7 mm ne dore te ngritur qe nga monumenti i Pese Heronjve te Vigut e deri ne varrezat e qytetit. kam ece vetem dhe pa mbrojtje. kam dashte qe te tjeret me e dite se fisheku ka kene per mue. ne varrim kane kene edhe ata qe e kane urdheruar vrasjen time, edhe ata qe ekzekutuan dike tjeter… jena pa sy me sy dhe kemi ece secili ne rrugen e vet. edhe kjo eshte nje menyre me rrnue per me tregue.

Më 2 prill 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në qytetin verior. Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike masakra 2 prill 1991 shenasi rama shkoder masakra 2 prill 1991 shenasi rama shkoder

Sondazh

Poll