Politike

Dosja Babale/ Salianji nxjerr përgjime të reja, Alizoti: Ai motërq*** pse se hapin telefonin, të marr atë që më takon

2 Prill 2019, 06:50 Nga DOSJA
Dosja Babale/ Salianji nxjerr përgjime të reja, Alizoti: Ai

Tiranë- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar përgjime të reja në lidhje me dosjen “Babale”.

Mbrëmjen e djeshme në “Opinion” Ervin Salianji ka publikuar një tjetër bisedë telefonike, që sipas tij është në vitin 2018, mes Drejtorit të Policisë së Fierit Albert Nushit dhe Fredi Alizotit. Në një nga përgjimet e Salianjit është një bisedë sipas tij, mes Fredi Alizotit dhe Albert Nushit, ku Alizoti i kërkon të takojë shefin e policisë.

Salianji ka publikuar edhe një tjetër përgjim, ku sipas tij Fredi Alizoti flet me një shokun e tij, ku pranon se do bëjë burg dhe do marrë që i takon. “Unë i kam muhabetet, të bëjë dhe një vit burg të marrë dhe atë që më takon dhe të shikoj hallin. Ai motërq*** Pse se hapin telefonin k*rvat”, thuhet në përgjime që sipas Salianjit janë deklarata të Alizotit. 

Për këtë përgjim Salianji shprehet: Ky merr një shokun e vetë dhe i thotë që unë po marr lekët se ata janë kështu si janë. Është e qartë. 1 vit burg e di kush dënohet, dëshmia e rremë. E kanë mësuar, që po na shpëtove ti maksimumi një vit burg do bësh. Janë të gjitha copëza, që tregojnë se këtu ka një sajim. 

Përgjimet:

Fredi Alizoti: Përshëndetje, ça bën o? Po ku je o? Unë në kryeqytet…

Albert Nushi (drejtor Policie): Kryeqytet ë??

Fredi Alizoti: Eee A dëgjon? Thuaji çik atij shefit të madh, unë jam ku më le atë natë, ta takoja cik sonte.

Albert Nushi (drejtor Policie): Ca do?

Fredi Alizoti: Ta takoja cik atë shefin tënd

Albert Nushi (drejtor Policie): Po ku je o?

Fredi Alizoti: Ku më le atë natë thash o burr, në kryeqytet… E atje, këtu jam.

Albert Nushi (drejtor Policie): Po shiko mua, nesër në orën 9… Po çne ti, ike direkt?

Fredi Alizoti: O vlla unë nuk kam më kthim mbrapa, ato që janë bërë janë bërë. Nuk ka më kthim mbrapa

Albert Nushi (drejtor Policie): Po, pooo.

Fredi Alizoti: Merre cik shefin dhe jam këtu lart, e ke parasysh dua ta takoj se s’bën sonte. Sonte se s’bën, gjallë a vdekur.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albert nushi dosja babale pergjimet ervin salianji fredi alizoti albert nushi dosja babale pergjimet ervin salianji fredi alizoti

Sondazh

Poll