Ekonomi

Kujdes! Nga 1 prilli mos bëni aksidente, do e paguani më shtrenjtë siguracionin

28 Mars 2019, 13:52 Nga DOSJA
Kujdes! Nga 1 prilli mos bëni aksidente, do e paguani më

Të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë kujdes. Nga data 1 prill 2019 nis regjistrimi i dëmeve dhe të gjithë ju që bëheni shkaktarë në aksidente rrugore, kur t’ju vijë rradha për të prerë siguracionin e makinës do të paguani më shtrenjtë për të.

E kundërta do të ndodhë me ata drejtues mjetesh që brenda një viti kalendarik nuk bëhen shkaktarë aksidentesh. Për këtë kategori drejtuesish mjetesh do të ketë ulje të çmimit të siguracionit.

Ky është në thelb vendimi më i fundit i marrë nga Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që i hap rrugë zbatimit të atij që quhet sistemi “Bonus-Malus”, i aplikuar me sukses nga shumë vende europiane.

Udhëzimi i Bordit të AMF-së u miratua si një kërkesë e kahershme e tregut dhe për të krijuar shumë lehtësi për qytetarët. Kjo, pasi është verifikuar që në vendet ku është në zbatim ky lloj sistemi ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë për siguracionet e makinave.

Në aspektin shoqëror, me aplikimin e sistemit synohet ndërgjegjësimi i publikut për një drejtim sa më të kujdesshëm të automjetit, por edhe rritje e cilësisë së shërbimit të sigurimeve kundrejt konsumatorëve. Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës.

Nëpërmjet një mekanizmi të mirëpërcaktuar tarifimi, çmimi i siguracionit do të zbresë deri në përgjysmim të tij për ata drejtues mjetesh, të cilët viti pas viti do të kenë një historik të pastër aksidentesh, ndërkohë që do të rritet deri në dyfishim për ata që gjatë vitit kalendarik përfshihen në një apo më shumë aksidente.

Përveç historikut të aksidenteve, në çmimin e siguracionit mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë, siç janë territori ku është i rregjistruar mjeti, si edhe fuqia motorike e tij.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi aksidentet rrugore siguracioni i makinave aksidentet rrugore siguracioni i makinave

Sondazh

Poll