Politike

Debati për Eurobondin, Dorian Teliti analizon të dhënat: Propaganda e qeverisë është larg të vërtetës së trishtë

10 Qershor 2020, 18:23 Nga DOSJA
Debati për Eurobondin, Dorian Teliti analizon të dhënat:

TIRANË- Kreu i kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti që është dhe një nga ekspertët e ekonomisë në PD ka reaguar për Eurobondin e marrë nga qeveria. Në një reagim në mediat sociale, Teliti shkruan se propaganda e qeverisë është se tregjet e kanë besuar, por për të realiteti është shumë ndryshe.

Sipas tij treguesi i besimit te tregjeve ka nje emer, quhet marzhi i rrezikut dhe shton se së i larte Eurobondi i dy diteve më parë pati një “marzh rrisku” prej 3.77%, ndërkohë që dy vite më parë ishte 2.91%, që do të thotë se është ulur besimi.

“Propaganda e Qeverise dhe e Verteta e trishte. PROPAGANDA: Tregjet na besuan, na kane konsideruar me risk zero. REALITETI: Nje mashtrim me shume ne thesin e madh te te pavertetave. Treguesi i besimit te tregjeve ka nje emer, quhet “risk spread” (marzhi i rrezikut). Sa me i larte “risk spread” aq me i ulet eshte besimi i tregjeve ndaj ekonomise dhe financave te vendit. FAKTI: Eurobondi i dy diteve me pare pati nje “risk spread” prej 3.77%, nderkohe qe dy vite me pare ishte 2.91% (ne eurobondin e 2018), me pak fjale renie e ndjeshme e besimit.

PROPAGANDA: Tregjet na dhane mundesine te financojme ekonomine. REALITETI: Nje gje eshte e sigurt, qe tashme nuk do kete nevoje Rama e qeveria e tij te shkurtojne 100 milione eurot e pagesave te ketij viti per PPP apo shpenzimet e tyre te luksit. FAKTI: Vetem sot, per te “festuar” eurobondin, u paguan mbi 1 milione euro per Inceneratorin e Fierit, nderkohe per paketat ekonomike u paguan 4 here me pak. KONKLUZIONI: Imagjinojeni cdo te behet me parate e marra borxh ne emer te shqiptareve te cilat fatkeqesisht do te shpenzohen per miqte e Ramavirusit”, shkruan Teliti.

Reagimi vjen një ditë pasi Shqipëria mori në tregjet ndërkombëtare 650 milionë euro borxh për 7 vite me normë interesi 3.65%. Kryeministri Edi Rama tha sot se këto para do të përdoren në një sërë investimesh që do t’i japin frymë ekonomisë, ndërsa opozita e akuzon Ramën se po feston se ka marrë borxh. Por, shefi i qeverisë tha sot se nuk merr dot kushdo borxh, pasi sipas tij, aprovimi i borxhit është tregues se tregjet ndërkombëtare i kanë besuar librit të llogarive të shtetit shqiptar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti edi rama eurobondi i shqiperise dorian teliti edi rama eurobondi i shqiperise

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 15:53

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka reaguar pasi u zbulua se kishte marrë 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë gjatë periudh...