Politike

Meta merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”: Asgjë nuk mund të mposhtë shpresën, Shqipëria po rimëkëmbet pas COVID-19

10 Qershor 2020, 16:43 Nga DOSJA
Meta merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”: Asgjë

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë sot pjesë në takimin tradicional të Mëngjesit të Lutjeve të organizuar nëpërmjet një video-konference nën kujdesin e veçantë të Kongresit Amerikan. Në këtë takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë shtetërorë dhe personalitete politike e fetare nga SHBA dhe nga vende të ndryshme të botës.

Organizatorët e këtij takimi, Kongresmeni Robert Aderhold dhe Kongresmeni John Moolinar veçuan në mesazhet e tyre të lutjes jo vetëm bashkëjetesën dhe harmoninë tonë ndërfetare, por edhe bukuritë natyrore të Shqipërisë duke e quajtur atë si “perla e fshehur e botës”. Ata u lutën për mikpritjen e popullit shqiptar dhe zhvillimin e vendin tonë veçanërisht pas periudhës së vështirë të pandemisë COVID-19.

Sipas një njoftimi nga Presidenca bëhet me dije se kongresmeni Joe Ëilson nënvizoi rëndësinë e një rajoni të qetë, me harmoni e paqe mes popujve, me një zhvillim të qëndrueshëm, si dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë proces të rëndësishëm. Edhe Guvernatori David Beasley, CEO i Programit Botëror të Ushqimit  dhe mik i popullit shqiptar mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Më tej në njoftim shtohet se Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe lutjet e miqve amerikanë dhe atyre të vendeve të tjera të botës, për Shqipërinë, shqiptarët dhe rajonin. Kreu i Shtetit nënvizoi se “pavarësisht vështirësive që shkaktoi kjo pandemi asgjë nuk mund të mposhtë shpresën e besimin. Ndonëse Shqipëria u përball me dy fatkeqësi, tërmetin e nëntorit 2019 dhe COVID-19 ne po rimëkëmbemi falë edhe shpresës, besimit dhe ndjenjës së unitetit kombëtar që populli shqiptar ka në zemrën e tij”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta mengjeset e lutjeve ilir meta mengjeset e lutjeve

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 15:53

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka reaguar pasi u zbulua se kishte marrë 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë gjatë periudh...