Politike

Opozita parlamentare takim me Ramën, Hajdari: Po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore

10 Qershor 2020, 17:00 Nga DOSJA
Opozita parlamentare takim me Ramën, Hajdari: Po shantazhohen

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se po merr pjesë në mbledhjen e Opozitës Parlamentare me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit duhet të mbajë fjalë që dha sipas Hjadarit, për ndryshim sistemi.

Në një prononcim për mediat, Hajdari tha se ‘topi’ tashmë është në duart e Ramës, që të hapë listat, pasi njerëzit duhet të votojnë emra.

“Marrëveshja ishte për të ndihmuar Lulzim Bashën, shokun e Edi Ramës. Bashës ja dhamë mundësinë, për të ardhur dhe për tu rifutur në sistem, tani kemi kërkesat tona. Duhen lista të hapura, kjo është e vetmja rrugë për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë për të shkuar në parlament. Tani topi është në dorën e Edi Ramës! Ky është shanci për PS. Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhore me vota të blera. Po shantazhohen deputetë që ta votojnë Reformën Zgjedhore. Jam këtu që Rama të mbajë fjalë. Më falni tani,”- tha Hajdari dhe u fut brenda. 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike di rama rama mbledhje me opoziten parlamentare rudina hajdari di rama rama mbledhje me opoziten parlamentare rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 15:53

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka reaguar pasi u zbulua se kishte marrë 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë gjatë periudh...