Politike

Debati për Eurobondin, Bardhi i përgjigjet Ramës: Je kryeministër i dështuar, me qeveri të falimentuar

10 Qershor 2020, 16:10 Nga DOSJA
Debati për Eurobondin, Bardhi i përgjigjet Ramës: Je

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përfshirë në debatin për Eurobondin dhe i është përgjigjur Edi Ramës. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se 200 milionë euro, të marra borxh nga qeveria do t’i përdoren për të shlyer borxhin e vitit 2015.

Më tej ai shton se Kryeministër është i dështuar, Qeveri e falimentuar dhe vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.

“?VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh! ??VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015!

???VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP. Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë”, shkruan Bardhi.

Reagimi vjen një ditë pasi Shqipëria mori në tregjet ndërkombëtare 650 milionë euro borxh për 7 vite me normë interesi 3.65%. Kryeministri Edi Rama tha sot se këto para do të përdoren në një sërë investimesh që do t’i japin frymë ekonomisë, ndërsa opozita e akuzon Ramën se po feston se ka marrë borxh. Por, shefi i qeverisë tha sot se nuk merr dot kushdo borxh, pasi sipas tij, aprovimi i borxhit është tregues se tregjet ndërkombëtare i kanë besuar librit të llogarive të shtetit shqiptar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eurobondi i shqiperise gazmend bardhi edi rama eurobondi i shqiperise gazmend bardhi

Sondazh

Poll

Politike 10 Qershor 2020, 15:53

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, ka reaguar pasi u zbulua se kishte marrë 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë gjatë periudh...