Politike

Robin Hood-i shqiptar/ Flet Lefter Maliqi pasi rrjeti ‘zjeu’ me paratë në HAVA: Ja ku i çova lekët e dietës, ka

10 Qershor 2020, 15:14 Nga DOSJA
Robin Hood-i shqiptar/ Flet Lefter Maliqi pasi rrjeti ‘zjeu’ me

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi është prononcuar për Dosja.al lidhur me listën e dietës që të zgjedhurit e popullit kanë përfituar në një kohë kur i gjithë vendi ka qënë i izoluar nga pandemia. (SHIKO KËTU)

Në prononcimin e tij për Dosja.al, Maliqi u shpreh se nuk kishte qënë dakord me vendimin për përgjysmimin e rrogës si shenjë solidariteti për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, pasi me ato para mund të ndihmonte disa familje në nevojë në zonën e tij.

Më tej, Maliqi ka treguar popullaritetin e tij në zonë, duke rrëfyer se shkon në çdo “qokë” si një shenjë mirënjohjeje për të gjithë ata që i kanë besuar votën.

“Unë kam lëvizur dhe 570 mijë lekë nga paga e deputetit mbi ka mbajtur dietat i ka marrë gjithë Kuvendi të gjithë deputetët dhe janë ligjore, ne të opozitës edhe pagën s’kishte pse ta përgjysmonte pasi me lekët e rrugës ndihmova mbi 40 familje në zonë. Ata të maxhorancës le ta linin dhe rrogën të gjithë se kanë tendera, drejtora, pushtet, biznesmen që i ndihmojnë e favorizojnë. Unë me pagën time shkojë në zonë vizitoj e ndihmoj familje me pagën time shkojë në zonë vizitoj e ndihmoj familjet në nevojë, vetë dhe në çdo ngushëllim dhe hedh nga paga gjysmake që marr. Iki në çdo vaki se është mirënjohja ndaj tyre. Unë vetë dhe në spitale kur ka operime të rënda për njerëzit e zonës. Pse t’ua lë atyre kur ia çoj hallexhinjve të zonës? Pse keni besim që Rama me pagat që u mbajti deputetëve, i përdori për pandeminë? Mos na hapni barkun e hajdutin më të madh të shqiptarëve?,”-u shpreh Maliqi.

Në listën e publikuar, Lefter Maliqi rezulton se ka përfituar 40,000 lekë për karburant dhe 75,250 lekë për dietë, edhe pse të gjithë kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë udhëtuar për shkak të shtetrrethimit të krijuar për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dietat e deputeteve kuvendi i shqiperise lefter maliqi dietat e deputeteve kuvendi i shqiperise lefter maliqi

Sondazh

Poll