Aktualitet

Gazetari Elton Qyno zbardh stepjen e Ardian Çapjas: Nuk tregon as ku e ha meraku për atentatin…

9 Qershor 2020, 20:28 Nga DOSJA
Gazetari Elton Qyno zbardh stepjen e Ardian Çapjas: Nuk tregon as ku e ha

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Ardian Çapja, ende nuk ka pranuar asgjë në lidhje me atentatin.

I ftuar në studion e “Repolitix”, Qyno tha se Çapja nuk tregon asgjë në lidhje me ngjarjen dhe se madje nuk shpreh as dyshimet e tij përsa u përket autorëve.

“Për policinë ka folur. Foli për dy oficerë që e morën në pyetje. Nuk ka treguar asgjë, as se ku e ha meraku në lidhje me atentatin dhe ata që qëndrojnë pas tij. Më kanë konfirmuar se ka shpëtuar për një fije të perit, pasi plumbi ka qenë shumë pranë zemrës së tij. Nëse për punë milimetrash, arma do të ishte ulur më poshtë, pasojat do të ishin të parikuperueshme. Kemi të bëjmë me një ekzekutim të mirëmenduar. Mesa duket e kanë pasur një preventive të plotë, se si duhet të realizohs këtë lloj vrasjeje, duke llogaritur edhe daljen e Çapjas nga shtëpia,”– tha Qyno.

Plagosja e Ardian Çapjas ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Krastës në Elbasan. “Koka” e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ra pre për herë të tretë e një atentati, ku u qëllua me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

Ai ndodhet në spital, ku edhe ka dhënë dëshminë e tij. 55-vjeçari se ka pranuar plagosjen e tij por është shprehur se në shpatull i është ngulur një shufër hekuri.

Policia nga ana tjetër ka nisur me shoqërimet, ku mes tyre kanë qënë edhe pjesëtarë të fisit, duke dërguar në Komisariat të paktën 20 persona.

(f.m/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja elton qyno plagoset ardian capja ardian capja elton qyno plagoset ardian capja

Sondazh

Poll