Aktualitet

Me maska plastike si për Halloween/ Kamerat nxjerrin zbuluar atentatorët e Çapjas, dy vëzhguesit dhe ‘snajperi’ u largua

9 Qershor 2020, 18:15 Nga DOSJA
Me maska plastike si për Halloween/ Kamerat nxjerrin zbuluar

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja mbi skemën që u ndërtua në Elbasan, mëngjesin e të hënës, kur iu bë atentat Ardian Çapjas, kokës së familjes së njohur në Elbasan.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë rreth e qark vendit të ngjarjes, ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe 28 persona, që mendohet se janë në dijeni, apo kanë parë ndonjë gjë në lidhje me atentatorët.

Pikërisht nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë është vënë re se disa nga atentatorët kanë pasur maska plastike (të ngjashme me ato që vendosen në festën e Halloween), e të tjerët mbanin kapele e maska të zeza.

Snajperi dhe dy vëzhguesit kanë vrapuar menjëherë drejt saj sapo objektivi është qëlluar, duke besuar se e kanë lënë të vdekur dhe me ndihmën e një fuoristrade janë larguar nga vendi i ngjarjes. Këto filmime dhe dëshmitë e mbledhura nga deklarimet e personave që janë marrë në pyetje, pritet të zbardhin më tepër detaje.

Plagosja e Ardian Çapjas ndodhi mëngjesin e djeshëm në zonën e Krastës në Elbasan. “Koka” e familjes dhe pronari i një sërë bizneseve në Elbasan ra pre për herë të tretë e një atentati, ku u qëllua me snajper, por nuk është arritur që të eliminohet.

Ai ndodhet në spital, ku edhe ka dhënë dëshminë e tij. 55-vjeçari se ka pranuar plagosjen e tij por është shprehur se në shpatull i është ngulur një shufër hekuri.

Policia nga ana tjetër ka nisur me shoqërimet, ku mes tyre kanë qënë edhe pjesëtarë të fisit, duke dërguar në Komisariat të paktën 20 persona.

(f.m/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja elbasan plagoset ardian capja ardian capja elbasan plagoset ardian capja

Sondazh

Poll