Aktualitet

Shiti kokainë gjatë kohës së pandemisë/ Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Angli: Ishte e vetmja rrugë, familja pret para

9 Qershor 2020, 18:30 Nga DOSJA
Shiti kokainë gjatë kohës së pandemisë/ Arrestohet

ANGLI- Një shqiptar i cili merrej me kultivimin kokainës është dënuar ditën e djeshme në Gjykatën e Kurorës Leicerster. Mediat angleze bëjnë me dije  se shtetasi me origjinë shqiptare ëshrë Gentjan Bashkshurti i cili kishte thënë para gjykatës se kishte nisur të merrej me shitjen e lëndëve narkotike për shkak të koronavirusit dhe se familja e tij priste para nga ai.

Gjykata tha se shtetasi 28-vjeçar shqiptar hyri në vend në mënyrë të paligjshme dhe nuk kishte të ardhura pasi puna e tij u mbyll nga pandemia e koronavirusit. Mediat vendase kanë bër me dije se është ndaluar teksa po ecte me automjetin tip Skoda në Rrugën A447 Ashby në Hinckley të premten e 8 majit.

Neil Bannister, i cili ka  ndjekur penalisht çështjen, i tha gjykatës se  Bashkurti kishte falsifikuar një leje drejtimi bullgare në emër të dikujt tjetër, i cili ishte mbajtësi i regjistruar i automjetit  por që asnjëherë nuk ka tentuar t’i mashtrojë oficerët.

Gjatë një kontrolli, Bashkurti u gjet se mbante 19 qese droge vlera e të cilës shkonte në 1.160 paund  po ashtu atij i kanë gjetur edhe 775 £ para cash të cilat  u sekuestruan nga policia , së bashku me dy telefona celularë.

Avokati i tij Z. Bannister tha që Bashkurti ka pranuar fajin sakaqë ka thënë se posedonte kokainë me qëllim fitimin e parave pasi ishte e vetmja mënyrë për të punuar gjatë kësaj kohe. dhe posedimin e parave kriminale.

Burimi: leicestermercury.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentjan bashkshurti gentjan bashkshurti

Sondazh

Poll