Aktualitet

Transporti publik rifillin në 15 qershor? Shoqatat kërcënojnë qeverinë: Nëse nuk plotësohen 4 kushtet tona, nuk kthehemi

9 Qershor 2020, 19:12 Nga DOSJA
Transporti publik rifillin në 15 qershor? Shoqatat

TIRANË– Transporti urban publik në të gjithë Shqipërinë nuk do të rinisë punën më 15 qershor, ky është kërcënimi i  shoqatës së operatorëve të transportit. Në një kërkesë drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe disa ministrave, ata shprehen se  nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ata nuk do rikthehen në punë. 

Në një letër ata kërkojnë edhe një herë plotësimin e heqjen e akcizës, TVSH-së, si dhe rimbursim për reduktim të kapacitetit dhe kategorive që udhëtojnë falas.  Operatorët e transportit publik në të gjithë vendin thonë se nëse këto kërkesa nuk do të plotësohen, puna nuk do të rifillojë.

LETRA E PLOTË

Përfaqësitë e shoqatave të transportit publik janë duke ndjekur me shqetësim situatën alarmante të krijuar nga COVID-19. Pa dyshim që qeveria shqiptare po përballet me vështirësi në këto momente delikate, por ju bëjmë të ditur se situata e transportit në Shqipëri, më saktë shoqëritë tregtare të cilat operojnë janë të fundit ende të mbyllura dhe si pasojë në kolaps ekonomik.

Bazuar në informacionin e marrë në rrugë jozyrtare, i cili thotë për rifillimin e shërbimit më datë 15 Qershor, në pritje të zyrtarizmit të dy prej kërkesave të premtuara nga Kryeministri, ne po ju përsërisim edhe një herë kërkesat tona ekonomike të panegociueshme, për të mundësuar rifillimin e shërbimit:

Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik (njësoj siç është për industrinë e peshkut). Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një nga hallkat thelbësore të zhvillimit të tij.

Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë. Rimbursimin e kategorive, të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e transportit urban dhe interurban. Rama paralajmëron të gjithë kompanitë që të mos rrisin çmimet e biletave për qytetarët dhe shtoi se se qeveria do ta mbështesë këtë sektor duke njohur si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, hequr taksat dhe tarifën vendore deri në 31 dhjetor 2020.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik transporti urban hapet transporti publik transporti urban

Sondazh

Poll