Aktualitet

Mjeku Pipero i ‘vë vulën’: Nuk ka më kthim mbrapa, po kalojmë fazën e dytë dhe shpërthimi pritej

9 Qershor 2020, 20:04 Nga DOSJA
Mjeku Pipero i ‘vë vulën’: Nuk ka më kthim mbrapa, po

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se nuk do të ketë kthim të karantinës si disa javë më parë.

I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Pipero tha se kjo faza e dytë e koronavirusit është pikërisht tani, që vjen si pasojë e masave lehtësuese, neglizhencës së qytetarëve, por edhe rritjes së numrit të testeve, dhe që ishte e pritshme nga ana e bluzave të bardha.

“Nuk besoj dhe nuk e mendoj kurrë që do kemi kthim prapa, por kjo nuk do të thotë që qytetarët të jenë të shkujdesur, se situata do na mësojë më shumë se ç’mendon Pëllumbi sot, ndaj them që jemi në kohë për t’iu thënë që qytetarëve qarkullon, më i dobësuar, por qarkullon. Por mua nuk më shkon ndërmend. Është një fakt kokëfortë që duhet analizuar dhe pastaj vlerësuar nëse duhet të shqetësohemi. Po të shikojmë pozitivitetin nga rastet e marra luhatet nga 5-10%. Duke qenë se strategjia është gjurmim i rasteve me klinik dhe kontaktet e afërta dhe jemi shumë pranë gjurmimit, në këtë aspekt nuk me shqetëson. Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë dhe sa më shumë kontaktet të testohen aq më shumë do kemi raste të shtuara. Ka lidhje dhe me lehtësimin e masave, është shqetësuese numri i të shtruarve në spital, janë mbi 40 raste. Midis tyre një pjesë janë në rikuperim, por janë 6 në terapi intesive. E rëndësishme që qytetarët të mos shkujdesen, të mos e ulin vigjilencë. Është ulur transmetueshmëria, në këto kohë po të kemi konsideratë respektimin e distancës, apo vendosjen e maskës na mundësojnë që në vend të marrim një dozë të madhe të virusit,të marrim një dozë më të vogël. Jemi në një fazë kur duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm. Restorantet ishin vendet e transmetimit më të shumë të virusit, sipas studimeve,” tha Pipero.

Dita e sotme është pasuar me një shpërthim rastesh me koronavirus. 36 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, numri më i lartë i rasteve të reja në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të shtruarve në spital ka arritur në 41, ku dy pacientë janë në intubim, ndërsa 4 në terapi intesive. Ndërkohë numri i të prekurve në total në Shqipëri ka shkuar në 1299 persona.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll