Aktualitet

U aksidentua në Korçë teska po drejtonte makinën e punës, vdes në spital shoferi i Postës Shqiptare

9 Qershor 2020, 12:41 Nga DOSJA
U aksidentua në Korçë teska po drejtonte makinën e

KORÇË- Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në fshatin Bulgarec të Korçës. Mësohet se janë përplasur dy automjete, furgoni i Postës Shqiptare dhe një “Benz”. Si pasojë e përplasjes, u plagos drejtuesi i furgonit, 35-vjeçari Kristi Plluska, që u dërgua menjëherë në spital, por pak orë pasi ishte nën kujdesin e mjekëve ka ndërruar jetë.

Plluska nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra, pasi furgoni të cilin drejtonte u përplas fillimisht me një Benz dhe më pas goditi një pemë. Shoferi i postës mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrjë nga automjeti i dëmtuar.

Më datë 09.06.2020, rreth orës 14:00, në aksin Korçë-Bulgarec, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. S., me mjetin furgon tip “Volkswagen” të Postës Shqiptare, me drejtues shtetasin K. P., rreth 35 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe u transportua në Spitalin e Korçës për mjekim, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Shtetasi N.S, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, shkruante Policia sot në drekë.

(G.SH. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce aksidentohet furgoni i postes kristi plluska aksident ne korce aksidentohet furgoni i postes kristi plluska

Sondazh

Poll