Aktualitet

(Foto+Emri) Identifikohet shqiptari që humbi jetën nga zjarri në fabrikën e kanabisit

9 Qershor 2020, 16:23 Nga DOSJA
(Foto+Emri) Identifikohet shqiptari që humbi jetën nga zjarri

BRITANI– Emri i shqiptarit që ditën e sotme ka humbur jetën tragjikisht në një fabrikë kanabisi është identifikuar.  Autoritetet britanike kanë bërë me dije se viktima ishte Margaritis Xhindi, 43-vjeç nga Shqipëria, i cili kishte shkuar në Britaninë e Madhe në mënyrë të jashtëligjshme dhe pretendohet se nuk punonte me dëshirë në fabrikën e kanabisit.

Në rrjetet sociale familjarët kanë shprehur hidhërimin për ngjarjen, duke thënë se Xhindi ishte baba i tre fëmijëve që punonte fort për t’i ndihmuar ata.

“Ai ka punuar shumë për të mbajtur familjen. Margariti ka prekur zemrat e të gjithëve që  enjohen dhe ne jemi shkatërruar nga lajmi i trishtuar” – shkruajnë të afërmit.

Shqiptari ishte bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, bashkë me një tjetër person, gjithashtu shqiptar. Për pasojë, 43-vjeçari humbi jetën, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është larguar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes që lamë pas, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill. Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda.

Ndërkohë sipas mediave vendase autoritetet po merren me hetimin e ngjarjes për të identifikuar pronarët e fabrikës.

Burimi: .expressandstar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet britani margaritis xhindi britani margaritis xhindi

Sondazh

Poll