Art&Argëtim

“Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike!”/ Dafina Zeqiri zbulon se ka vuajtur nga depresioni dhe ankthi, si e habiti

9 Qershor 2020, 17:58 Nga DOSJA
“Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike!”/

KOSOVE-Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Dafina Zeqiri ka dhënë një intervistë në emisionin e Alaudin Hamitit “NIN” aty ku ka folur për shumë gjëra.
Gjatë intervistës ajo ka pranuar se është përballur me depresionin dhe ankthin, madje i ka kërkuar ndihmë edhe një psikologe mirëpo kjo e fundit nuk e ka pritur dhe aq mirë.

Psikologia ka mbetur e habitur pasi nuk priste që një person publik të vinte kaq hapur.

“Është shëndet më së pari, kur ti thua që shëndeti është i pari, shëndeti para punës, kjo është pika më e rëndësishme e shëndetit dhe për të thonë ‘mos fol’. Kur e çova në interes për të gjetur një psikologe për të folur me të, ajo u çudit. ‘Pse po më vjen në zyrë, je fytyrë publike’! Le të më shohin, kjo është njësoj sikur shkon te mjeku për dhimbje koke, lukthi apo të ka zënë koronavirusi”- eshte shprehur Dafina.

Intervista prej 1 orë e 7 minuta na ka zbuluar një anë tjetër të Dafinës duke na treguar gjërat që ka kaluar për të qënë sot si një ndër këngëtaret më të njohura në vend.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri këngëtare dafina zeqiri këngëtare

Sondazh

Poll