Art&Argëtim

“Kisha qejf me shku i fije vetëm…”/ Bujar Qamili tregon si e shmangte gruan nëpër koncerte: Ke qenë njëherë…unë k

9 Qershor 2020, 16:29 Nga DOSJA
“Kisha qejf me shku i fije vetëm…”/ Bujar Qamili tregon

TIRANË– I ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ka qenë këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore Bujar Qamili.

Ai ka treguar gjatë intervistës se gruan e tij e ka patur mbështetjen më të madhe gjatë gjithë karrierës së tij në muzikë, madje e falenderon publikisht duke shprehur respektin dhe dashurinë që ka për të.

Ai me shaka ka treguar se vitet e para e shoqeronte gruaja nëpër koncerte dhe me kalimin e viteve i thoshte po shkoj aty ku ke qenë ti një herë që mos e shoqëronte, sepse dëshironte të shkonte vetëm.

Arjola Shehu: Për çfarë e ke mërzitur më shumë gjatë viteve bashkëshorten?

Bujar Qamili: Më shumë mërzitet me mua kur eci me të rrugës. Unë ndalem, kap njëri, puth tjetri, jo fotogafi apo muhabet dhe ajo e shkreta ec,ec. Ka raste që më thotë të pres tek vendi ku ishim nisur.

Arjon Muça: Ju shoqëron nëpër koncerte bashkëshortja?

Bujar Qamili: Në fillimet, vinte se kishte qejf me pa. Ka qenë në 6-7 shtete, në SHBA, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Danimarkë, në Luksemburg etj. Me kalimin e kohës kisha një fije qejf sikur me dal vetëm edhe i thoja po shkoj aty ku ti ke qenë një herë. E më thoshte, jo mo se nuk do vij, shko ti. 

Marrë nga OraNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bujar qamili bujar qamili dhe gruaja bujar qamili bujar qamili dhe gruaja

Sondazh

Poll