Ju kujtohet Roberta që çmendi botën në serialin “Rebelde”? Aktorja është në pritje të fëmijës së parë: Po filloj
9 Qershor 2020, 15:53Nga DOSJA
MEKSIKË– Dulce Maria, ylli i telenovelave meksikane është në pritje të fëmijës së parë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Maria ka publikuar një foto ku shihet krah partnerit të saj, producenti Paco Alvarez dhe me testin e shtatzënisë në dorë.
“Dhe ja ku jemi! Në mes të kaosit dhe pasigurisë në botë duam të ndajmë një lajm që na mbush me dashuri, lumturi dhe mirënjohje. Mrekullia e jetës gjen gjithmonë një mënyrë për t’u shfaqur. Po! Tani jam shtatzënë! Do të bëhemi prindër! Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur, duke filluar një fazë të re dhe duke pritur me gjithë dashuri fëmijën tonë! Përkundër faktit se rrethanat janë të ndërlikuara për të gjithë nga kjo pandemi, ne besojmë se Zoti zgjedh kohën perfekte,”- shkruan aktorja krah fotos duke u lënë hapësirë të gjithë komentuesve që ta urojnë për pritjen e ëmbël.
Bukuroshja u bë e njohur për të gjithë shqiptarët dhe botën mbanë pasi mori pjesë në serialin “Rebelde”, ku njihej si Roberta kokëkuqe dhe kokëfortë gjithashtu.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqira është një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Teksa ka qenë e ftuar sëfundmi në emisioni...
TIRANË– Dëshmia e rrallë e Jaup Xhezo Iljazit me origjinë nga fshati Tragjas i Vlorës, i cili me sugjerimin e Hysni Lepenicës, Mehmet Alemit, Skënder...
TIRANË– Ditët e fundit është folur gjatë për abuzimet seksuale ndaj fëmijëve, kryesisht ndaj vajzave të mitura. E gjitha kjo duke marrë shkas nga rasti më ...
Tiranë-Flet Prof. Kastriot Bezati, ish-drejtor për 36 vjet i Kulturës dhe muzeve në Përmet.Ju keni mbaruar për histori e filozofi, kur mbaruat Universitetin ku ...
DashiNë dashuri ka ardhur momenti për të folur hapur dhe nëse situata është e parikuperueshme, mund të vendosni që ta mbyllni. Bëni mirë që të shfrytëzoni momen...
TIRANE– Eneda Tarifa ka folur sot për divorcin e saj, në një intervistë para fëmijëve të programit “Në kurthin e Piter Pan”.Këngëtarja u pyet nga fëmijët se si ...