Art&Argëtim

Autorja e ‘Harry Potter’ etiketohet si transfobike, protagonisti i filmave Daniel Radcliffe: Uroj që këto komente

9 Qershor 2020, 17:10 Nga DOSJA
Autorja e ‘Harry Potter’ etiketohet si transfobike, protagonisti i

AMERIKE– Aktori i njohur Daniel Radcliffe shpreson që komentet e JK Rowling për orientimin seksual nuk do ta “zbehin” seritë e Harry Potter për fansat.

Në një deklaratë të postuar në një faqe bamirësie për parandalimin e vetëvrasjeve të grupit LGBT, aktori tha: “Gratë transgjinore janë gra”.

JK Rowling, autorja e librit dhe filmit, ishte kritikuar për deklaratat e saja për transgjinorët, duke u quajtur më pas nga njerëzit si transfobike.

Shkrimi i saj titullohej : “Të krijuarit e një bote më të mirë post-Covid-19 për njerëzit që kanë menstruacione”.

Ajo ironizoi termin e përdorur ‘njerëz me menstruacione’, duke shkruar : “Njerëz që kanë menstruacione. Jam e sigurt që ka një fjalë për këta njerëz.” Më pas, ajo shtoi “wumben? wimpund? woomud?” që ngjason me fjalën “women” (gra).

Por ndjekësit e saj në Twitter e quajtën atë ‘transfobike’ për shkak se sipas tyre edhe njerëzit që nuk kanë një identitet gjinor mund të kenë menstruacione.

Radcliffe tha që kjo nuk kishte të bënte me “luftën” dhe shtoi se ai ndjehej “i detyruar të thoshte diçka” sepse Rowling ishte përgjegjëse për “rrjedhën që jeta e tij ka marrë”.
Shpresoj që këto komente nuk do ta dëmtojnë shumë serinë e Harry Poter ” është shprehur aktori.

Radcliffe tha se është e rëndësishme të mos “zhvlerësohen” identitetet e njerëzve transgjinorë dhe “të mos shkaktohen dëme të mëtejshëm”.

Gratë transgjinore janë gra. Cdo deklarate e kundert fshin identitetin dhe dinjitetin e njerëzve transgjinorë dhe shkon kundër të gjitha këshillave të dhëna nga shoqatat profesionale të kujdesit shëndetësor të cilët kanë shumë më tepër ekspertizë në lidhje me këtë çështje .

Aktorja që luajti personazhin Cho Chang në filmat Harry Potter, Katie Leung, gjithashtu dha mbështetjen e saj për njerëzit trans, shkruan BBC.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktor daniel radcliffe aktor daniel radcliffe

Sondazh

Poll